Gjekmarkaj: Përjashtimi i 19 deputetëve, i pahijshëm

Aktualitet

Gjekmarkaj: Përjashtimi i 19 deputetëve, i pahijshëm

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar për përjashtimin e 19 kolegëve të opozitës për protestat në seancën plenare të së enjtes.

Gjekmarkaj tha se vendimi i sekretariatit të Etikës është i pazakontë e i pahijshëm dhe tregon situatën tragji-komike në politikë.

“E pazakontë të përjashtosh 19 deputetë njëherësh, që nuk kanë bërë asgjë të jashtëligjshme… situatë tragji-komike që tregon se në njëfarë mënyre qeverinë dhe kryeministrin po i lëshojnë pak nervat. Të shkosh drejt një ndëshkimi të tillë, është e pahijshme”, u shpreh ai.

Deputeti e shikon si absurd përjashtimin e kolegëve, pasi pretendon se kauza është e drejtë.

“Kauza është e drejtë, protesta e kolegëve është e drejtë dhe unë vazhdoj ta mbështes. Nuk jemi për të qenë garniturë e qeverisë, për t’i shkelur syrin asaj, për t’i hedhur ujë sa herë ndizet ‘flaka’ e protestave. Pa u shndërruar në opozitë ‘fake’ ne mund të gjejmë mundësi që të ndërrojmë këto tema në diskurs dhe debat”, theksoi Gjekmarkaj

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion