Gazetari i njohur reagon pas dhunës ndaj kamarierit: A ka njeri guxim t’i thotë këtij djali ‘mos ik nga Shqipëria’?

Aktualitet

Gazetari i njohur reagon pas dhunës ndaj kamarierit: A ka njeri guxim

Ngjarja e rëndë në një hotel në zonën e Skelës, në Vlorë, ku një kamarier u dhunua brutalisht nga ish-shefi i qarkullimit Ardian Isufi dhe Leart Bimo, një person me precedentë penalë, ka shkaktuar zemërim të gjerë publik. Shkak për konfliktin absurd u bë një shishe uji, ndërsa dhuna ndodhi në sy të klientëve dhe turistëve, të cilët u larguan menjëherë nga ambienti.

Pamjet e incidentit u bënë virale dhe nxitën reagime të forta, mes tyre edhe gazetari Olti Curri, i cili në një postim të drejtpërdrejtë dhe ironik në rrjetet sociale shkruan:

“Ka ndonjë këtu që ka guxim t’i thotë këtij djali të mbarë: ‘Mos ik nga Shqipëria’? Mos ik se kjo ishte rastësi?!”

Gazetari i njohur reagon pas dhunës ndaj kamarierit: A ka njeri guxim

Curri i referohet me ironi realitetit ku të rinjtë e ndershëm përballen me arrogancën e të fortëve, ndërsa drejtësia shpesh mbyll sytë. Ai shton se kjo nuk është thjesht një goditje fizike ndaj një kamarieri, por një simbol i dhunës sistematike që ushtron shoqëria ndaj të rinjve që përpiqen të jetojnë me punë të ndershme.

Ngjarja ka rihapur diskutimin për sigurinë në vendet e punës dhe për klimën e frikës e padrejtësisë që i shtyn të rinjtë të largohen nga Shqipëria.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion