Përfundon në spital polici që dhunoi kamarierin, dhunohet nga pronarët e hotelit

Aktualitet

Përfundon në spital polici që dhunoi kamarierin, dhunohet nga

Një incident i rëndë është shënuar në qytetin e Vlorës, në zonën e Skelës, ku një oficer policie ka ushtruar dhunë fizike ndaj një kamarieri të ri gjatë orarit të punës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe ka eskaluar shpejt në një konflikt më të madh.

Sipas burimeve nga vendngjarja, pas dhunës ndaj kamarierit, polici është përballur me pronarët e hotelit ku ndodhi incidenti. Ata nuk kanë qëndruar pasivë dhe i janë përgjigjur dhunës me dhunë, duke e goditur efektivin në kokë, fytyrë dhe shpatull.

Polici ka përfunduar në spital, në repartin e reanimacionit, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen rrethanat e plota që çuan në përplasjen fillestare, ndërsa policia po heton për të zbardhur konfliktin dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion