GARA për drejtuesin e BKH-së, përfundon testimi fizik për 7 kandidatët në repartin e RENEA-s

Aktualitet

GARA për drejtuesin e BKH-së, përfundon testimi fizik për 7

Në ambientet e repartit të RENEA-s është zhvilluar ditën e sotme faza e 3-të e testimit për kandidatët që garojnë për postin drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) strukturë e posaçme pranë SPAK.

Faza e 3-të i përket asaj të testimit fizik ku të përfshira janë ushtrimet; pompa, 300 metra sprint dhe 2.4km vrapim. Testimi ka nisur në orën 07:30 të mëngjesit dhe u ndoq nga anëtari i Komisionit të Posaçëm, prokurori Behar Dibra si dhe të pranishëm ishin dhe profesorë të Fiskulturës nga Universiteti i Sporteve, të cilët kanë bërë dhe vlerësimin.

Në garë aktualisht janë 7 kandidatë, ndërsa nesër pritet dhe dalja e rezultateve për të parë se cilët prej tyre do të kalojnë në fazën e radhës. Pas testimit fizik, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit në ese, plografit dhe më pas intervistë.

Kandidatët në garë për kreun e BKH:

Andi Pogaçe

Artur Beu

Elton Kërluku

Gentian Ndoi

Gentjan Shehaj

Gledis Nano

Joni Keta

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion