Ilir Proda “shpërthen” ndaj shefit të policisë së Thethit: Nuk meriton më të veshë uniformën...

Aktualitet

Ilir Proda “shpërthen” ndaj shefit të policisë

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka njoftuar sot shkarkimin e kupolës drejtuese të policisë së Shkodrës.

Si shkak për këtë vendim janë ndërtimet pa leje në fshatin turistik të Thethit, ku ditët e fundit IKMT ka ndërmarrë një aksion për shembjen e tyre, ku janë përballur me kundështinë e banorëve.

Në deklaratën para mediave, Proda u tregua tepër i ashpër veçanërisht me kreun e stacionit të policisë së Thethit, për të cilin tha se nuk e meriton të veshë më uniformën.

“Nisur nga situata e fundit e krijuar me ndërtimet në qendër të Theth, kam urdhërua për të kryer një hetim të thelluar, dhe ju informoj se shefi i stacionit të Policisë Theth është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur procedurat disiplinore.

Besoj se si funksion me mosveprimin e tij të pa justifikueshëm, e ka zgjedhur rrugën e tij për të mos qenë pjesë e policisë së shteti dhe nuk gjej më asnjë arsye që ai të meritojë të veshë më uniformën e policisë”, tha Proda.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion