Gabimet në mëngjes që dëmtojnë shëndetin pa e kuptuar, ja çfarë nuk duhet të hani

Mëngjesi konsiderohet një nga vaktet më të rëndësishme për shëndetin, megjithatë zgjedhjet ushqimore nuk janë gjithmonë të duhura, theksojnë nutricionistët.
Sipas tyre, përfshirja e proteinave në orët e para të ditës ndihmon në ruajtjen e niveleve të qëndrueshme të energjisë dhe të sheqerit në gjak, duke ndikuar pozitivisht edhe në përqendrimin dhe humorin gjatë ditës.
Një mëngjes i pasur me proteina ndihmon gjithashtu në shmangien e luhatjeve të urisë, duke bërë që organizmi të funksionojë më mirë që në fillim të ditës.
Nga ana tjetër, konsumimi i shpeshtë i ushqimeve me yndyrë shtazore, si sanduiçët me gjalpë, djathë apo produkte mishi të përpunuar, mund të sjellë pasoja negative për shëndetin.
Ekspertët paralajmërojnë se një dietë e tillë mund të rrisë nivelin e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, duke ndikuar në ngarkimin e pankreasit dhe rritjen e rrezikut për sëmundje kardiovaskulare me kalimin e kohës.
Për këtë arsye, specialistët rekomandojnë që mëngjesi të përfshijë burime të shëndetshme proteinash dhe të kufizohen yndyrat e tepërta, në mënyrë që dita të nisë në mënyrë më të shëndetshme dhe të balancuar.