Fyente e përndiqte kolegun dhe familjarët në rrjetet sociale, në pranga punonjësi i bashkisë së Fushë Arrëzit

Aktualitet

Fyente e përndiqte kolegun dhe familjarët në rrjetet sociale,

Policia e Fushë Arrëzit prangos 61-vjeçarin, punonjës i bashkisë lokale, pas kallëzimit të bërë nga një koleg i tij.

Sipas denoncimit, i riu 38-vjeçar dhe familjarët e tij janë përndjekur dhe fyer në mënyrë të përsëritur përmes rrjeteve sociale.

Autoritetet thonë se 61-vjeçari akuzohet edhe për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh zyrtare. Ai është vënë nën hetim dhe rasti po ndjek procedurat ligjore përkatëse.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan shtetasin P. L., 61 vjeç, banues në Fushë Arrëz, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, pasi ka kallëzuar shtetasi A. D., 38 vjeç, punonjës i bashkisë Fushë Arrëz, se 61-vjeçari, në mënyrë të përsëritur, ka fyer dhe ka përndjekur në rrjete sociale, 38-vjeçarin dhe familjarët e tij, si dhe ka shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente zyrtare. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion