Po kthehej nga Greqia, prangoset në Kakavijë 43-vjeçari nga Cërriku i dënuar me 3 vjet burg për drogë

Aktualitet

Po kthehej nga Greqia, prangoset në Kakavijë 43-vjeçari nga

Policia e Gjirokastrës ka prangosur sot në Pikën Kufitare të Kakavijës një 43-vjeçar të shpallur në kërkim, i cili po kthehej nga Greqia për në Shqipëri.

Bëhet fjalë për J. B., banues në Cërrik, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Elbasanit me 3 vite e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Pas verifikimeve në vijën e dytë të kufirit, autoritetet arritën ta identifikojnë dhe ta vendosin nën arrest.

J. B. është dërguar në një institucion të vuajtjes së dënimit, ndërsa hetimet për rastin vijojnë.

“Ai është dënuar nga Gjykata e Elbasanit, me vendim të formës së prerë, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Policia e Elbasanit”, bëri me dije policia vendore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion