Lëndë plasëse dyqanit në Kurbin, policia zbardh detaje nga ngjarja

Aktualitet

Lëndë plasëse dyqanit në Kurbin, policia zbardh detaje nga

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar rreth orës 03:30 të mëngjesit në qytetin e Laçit, në zonën e Kurbin-it, duke shkaktuar dëme materiale në një subjekt tregtar.

Sipas informacionit paraprak, një sasi e dyshuar lënde plasëse ka shpërthyer në portën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit me inicialet Gj. L., duke dëmtuar strukturën hyrëse të objektit, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 03:30, në qytetin e Laçit, në portën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit Gj. L., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion