Futet për herë të tretë ilegalisht në Angli, kapet dhe burgoset i riu shqiptar (EMRI)

Aktualitet

Futet për herë të tretë ilegalisht në Angli, kapet dhe

Një shtetas shqiptar i cili u deportua nga Mbretëria e Bashkuar dy herë brenda tre vjetësh është burgosur pasi u kthye ilegalisht për herë të tretë, raporton BBC.

Bëhet fjalë për shtetasin Emirjon Gjuta, 34 vjeç, i cili u paraqit në Gjykatën e Kurorës në Leeds ku pranoi se kishte shkelur urdhrin e tij të deportimit duke rihyrë në vend në nëntor 2024.

Ai u deportua për herë të parë në gusht 2020 pasi u dënua për vepra penale që lidhen me drogën dhe u deportua përsëri në mars 2023 pasi u gjet në vend me dokumente të falsifikuara.

Avokati i të pandehurit pretendoi në gjykatë se Gjuta nuk e kishte kuptuar plotësisht përmbajtjen e urdhrit të dëbimit sepse nuk kishte pasur një përkthyes në gjykatë në vitet 2020 dhe 2022.

Megjithatë, ai tha se dokumentet e nënshkruara nga Gjuta konfirmuan se ai nuk e kundërshtoi urdhrin e dëbimit të vitit 2020 dhe nuk kërkoi kurrë të apelonte kundër tij.

Nuk ishte e qartë se si Gjuta mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar në nëntor 2024, por ai u arrestua në Leeds në shtator 2025.

Në përfundim të seancës, Gjuta u dënua me 14 muaj burg.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion