I vunë tritol në shtëpi/ Reagon reperi shqiptar: Kam disa prona, por ngjarja s’ka lidhje me mua

Showbiz

I vunë tritol në shtëpi/ Reagon reperi shqiptar: Kam disa prona,

Reperi shqiptar me banim në Gjermani, Azet, ka reaguar në lidhje me shpërthimin me tritol që ndodhi një ditë më parë në hyrje të një apartamenti në pronësi të tij në Gjermani.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai është shprehur se sulmi nuk ka patur lidhje me të.

Ai thotë se zotëron disa pasuri të paluajtshme dhe se apartamenti ku ndodhi shpërthimi është objekti i tij por ai vetë nuk jeton aty.

“Nuk ka pasur asnjë atentat ndaj meje. Unë kam disa prona, përkatësisht banesa kolektive. I prekur ka qenë një nga këto objekte – unë vetë nuk banoj aty. Ngjarja nuk ka lidhje me mua”, u shpreh reperi shqiptar.

Aktualisht autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e incidentit, ndërsa nuk ka raportime për të lënduar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion