Fundosen dy pallate në Durrës, kanë pësuar ulje me disa centimetra, objektet pjesë e projektit të Alabbar

Aktualitet

Fundosen dy pallate në Durrës, kanë pësuar ulje me disa

Dy pallate në ndërtim në projektin ‘Durrës Marina’ sipas IKMT-së kanë pësuar ulje të strukturës dhe kërkojnë ndërhyrje.

Inspektoriati i Mjedisit shprehet se njëra godinë 9-katëshe është fundosur 28 cm, ndërsa objekti tjetër 11-katësh, 18 cm.

IKMT njofton se pas inspektimit i është drejtuar zyrtarisht kompanisë zbatuese të projektit, që të marrë urgjent masat me përforcimet e nevojshme teknike, të cilat sipas inspektoratit garantojnë qëndrueshmërinë e strukturave.

Marrëveshja 35-vjeçare për ndërtimin e projektit të madh në Portin e Durrësit, u firmos nga qeveria shqiptare dhe kompania nga Emiratet e Bashkuara Arabe e Muhammed El Alabbar në vitin 2022. Projekti kap vlerën prej 2 miliard dollarësh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion