Ftesa e Donald Trump për kryeministrin Rama 'trazon' Greqinë, mediat: Shkon në Uashington për Bordin e Paqes

Aktualitet

Ftesa e Donald Trump për kryeministrin Rama 'trazon'

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë javën e ardhshme drejt Uashingtonit me ftesë të presidentit Donald Trump për të marrë pjesë në mbledhjen e Bordit të Paqes më 19 shkurt.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Rama në podcastin “Flasim” dhe bëri xhiron e mediave botërore, përfshirë edhe ato të vendit fqinj, Greqisë, ku titulli kryesor shkruan:“Edi Rama do të marrë pjesë në mbledhjen inauguruese të ‘Bordit të Paqes’ të Donald Trump”.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të udhëtojë për në Uashington javën e ardhshme për të marrë pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i planifikuar për 19 shkurt”, shkruan gazeta Protothema, duke shpjeguar se kjo strukturë, e kryesuar nga Donald Trump, u krijua për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës, por synon gjithashtu zgjidhjen e konflikteve të armatosura në mbarë botën.

Mediat greke raportojnë gjithashtu se në takimin e Uashingtonit do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Rumanisë si vëzhgues. Ato i referohen një postimi në rrjetin social X, ku Nicușor Dan njofton pjesëmarrjen në takimin e parë të Bordit të Paqes.

Deklarata e Ramës në podkastin 'Flasim'  ka marrë edhe vëmendjen e mediave izraelite të cilat kanë bërë jehonë pjesëmarrjes së Shqipërisë në takimin inaugurues dhe rolit të vendit në këtë nismë./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion