FOTOT/ Këta janë 3 të rinjtë që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Gjirokastër, të premten u jepet lamtumira e fundit

Aktualitet

FOTOT/ Këta janë 3 të rinjtë që humbën jetën

Martin Dulaj, Anxhelo Ruçi dhe Klejdi Myftari, janë 3 të rinjtë që humbën jetën në orët e para të vitit të ri 2026, në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass. Dy automjetet u përplasën fort me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një bilanc tragjik.

FOTOT/ Këta janë 3 të rinjtë që humbën jetën

FOTOT/ Këta janë 3 të rinjtë që humbën jetën

FOTOT/ Këta janë 3 të rinjtë që humbën jetën

Fotot e viktimave janë publikuar në rrjetet sociale ku lajmërohet dhe ceremonia e varrimit që do të kryhet të premten, konkretisht Martin Dulaj në varezat e  fshatit Veliqot ora 11.00, Anxhelo Ruçi në varezat e Majkoshit  ora 11.00 dhe Klajdi Myftari në varrzat e  Majkoshit  ora 12.00.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 03:18 të datës 1 janar ku automjeti me drejtues shtetasin Martin Dulaj, 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi Klejdi Myftari, 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja Arsida Demiri, 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion