Plagosje me thikë në Fier, 55-vjeçari dërgohet me urgjencë në Tiranë, arrestohet autori i dyshuar

Aktualitet

Plagosje me thikë në Fier, 55-vjeçari dërgohet me

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta në Fier, ndërsa policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar, 59-vjeç.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kreshpan-Cakran”, ku dy personat janë përfshirë në një konflikt që ka përfunduar me përdorimin e thikës.

Raportoher se, 59-vjeçari dyshohet ka goditur me thikë 55-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë për të cilat është nevojitur ndërhyrja mjekësore.

I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka arrestuar 59-vjeçarin, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion