“Rama do rrëzohet se s’bën, s’e duan 6 mln shqiptarë”- Aktivisti : Presim mbështetje! Do vijnë 20 mijë emigrantë

Mbahet sot dita e 12-të e protestës mbarëkombëtare qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama pas skandalit që ndodhi në Zvërnec me projektin dhe aktet e dhunës dhe tjetërsimit të pronave.
Para nisjes së saj, një prej aktivistëve dhe organizatorëve të saj, drejtues i protestuesve, tha për Neës24 se qeveria dhe Rama do rrëzoheshin pasi gjendeshin përballë vullnetit të 6 mln shqiptarëve.


“Normalisht presim mbështetje edhe më të madhe dhe grumbullim. Meqë kjo protestë për 10 ditë eci normalisht them se protesta do rritet. Pavarësisht se pati tentativa nga hiena dhe të tjera për ta provokuar e përçarë.
Rama do rrëzohet se s’bën, është vullneti i 6 milionë shqiptarëve dhe do rrëzohet. Unë nuk do jem në politikë, nuk jam politikan, por janë shqiptarët, vullneti i tyre”, tha ai mes të tjerash.
Ndërsa vuri në dukje edhe sjelljen e politikës që e cilësoi “kupolë” në 35 vite, duke shkaktuar këtë gjendje dëshpëruese social-ekonomike, ai nënvizoi se nuk është shkak vetëm qeveria, por edhe opozita, e cila herë pas here përpiqet të kapë protestën.
“Jemi kundër dyshes që ka marrë peng, nuk jemi vetëm kundër Ramës dhe Ballukut, por e gjithë kupolës. Presim të vijnë 20 mijë emigrantë nga mërgata, nga çdo qytet i botës ku ika shqiptarë. Duke mos e ditë se kush është drejtues, se do e kishin kapur për qafe këta, por duke e ditur se është vullnet popullor, nuk e dinë, nuk i kanë kapur. Ne jemi kundër kupolës së partive dhe ka pasur tentativa edhe nga elementë të opozitës, por do dalin me kalimin e kohës”, deklaroi aktivisti.


