Elvira Dones i Bën Thirrje Ramës të Largohet: "Nuk Di si Fle e si Zgjohet Kryeministri"

Nga Rrjeti

Elvira Dones i Bën Thirrje Ramës të Largohet: "Nuk Di si Fle

Shkrimtarja e njohur Elvira Dones reagoi në mbështetje të protestave që prej 12 ditësh po tronditin Tiranën, duke drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Dones evokon filozofinë e Platonit mbi gjumin dhe ndërgjegjen, duke u pyetur se si fle e si zgjohet kreu i qeverisë shqiptare përballë presionit qytetar.

Shkrimtarja rrëfen se prej javësh po ndjek me emocion zhvillimet në Shqipëri, duke e cilësuar mobilizimin si një "mrekulli të turmave në sheshe". Ajo kujton gjithashtu mbështetjen që i kishte dhënë Ramës në vitin 2013 — një qëndrim që sot e konsideron zhgënjimin e saj më të madh politik.

Elvira Dones i Bën Thirrje Ramës të Largohet: "Nuk Di si Fle

Sipas Dones, Rama ka humbur frymën që dikur e dallonte dhe sot mbahet në pushtet vetëm falë një opozite të dobët. Mesazhi mbyllet me një thirrje të drejtpërdrejtë: të largohet dhe të lejojë Shqipërinë të ecë përpara.

ME TE LEXUARAT