Goditje e rëndë për Marokun para Botërorit/ Dy titullarë jashtë ndeshjes me Brazilin
Lajmifundit
/
11 Qershor 2026, 19:25
Sport

Kombëtarja e Marokut u godit nga dy dëmtime të rënda vetëm dy ditë para ndeshjes debutuese në Kupën e Botës kundër Brazilit.
Federata marokene konfirmoi se sulmuesi i Real Betis, Abde Ezzalzouli, dhe mbrojtësi i Olympique de Marseille, Nayef Aguerd, janë detyruar të braktisin grumbullimin për shkak të lëndimeve. Në vend të tyre janë thirrur Amine Sbai dhe Maroane Saadane, të cilët tashmë i janë bashkuar skuadrës në Shtetet e Bashkuara.
Boshllëku i lënë nga dy titullarët e njohur përbën një goditje të fortë për marokenët, të cilët synojnë të përsërisin paraqitjet e tyre historike të viteve të fundit.