FOTO/ Ky është 39-vjeçari me precedentë të theksuar kriminal që grabiti 40 mijë euro në Astir

Aktualitet

FOTO/ Ky është 39-vjeçari me precedentë të theksuar

Agjentët e Komisariatit nr. 6 kanë mundur të gjurmojnë autorin e ngjarjes, Artan (Marius) Tafani përmes vëzhgimit të kamerave të sigurisë.

Janë gjurmuar lëvizjet e tij hap pas hapi, para dhe pas ngjarjes. Ka lëvizur me biçikletë dhe me taksi, ndërsa ka qenë vetë 39-vjeçari që ka dërguar rrobat dhe materialet e tjera në garazhin e 35-vjeçarit Enio Mecaj, të cilat i ka pasur veshur ditën e grabitjes.

Gjatë kontrollit në garazh u gjet dhe një makinë e vjedhur në Shijak, ngjarje që kishte mbetur e pazbardhur, për të cilën dyshohet se autor janë Tafani dhe Mecaj.

Artan (Marius) Tafani rezulton me precedent të theksuar kriminal, sidomos në grabitje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion