EMRI/ Kamuflohej si shofer furgoni në linjën Tiranë -Klos dhe shpërndante drogë në veri, arrestohet 36-vjeçari

Aktualitet

EMRI/ Kamuflohej si shofer furgoni në linjën Tiranë -Klos dhe

Një 36- vjeçar, i identifikuar si Yllson Dani nga Tirana, është vënë në pranga nga policia pasi është kapur duke transportuar lëndë narkotike, duke u kamufluar si shofer furgoni për transport të qytetarëve Tiranë-Klos-Tiranë.

Në kaudër të operacionit “Kamuflimi”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, dhe me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Dibër, në vendin e quajtur ura e fshatit, Fshat,  në Klos, kanë ndërhyrë në mënyrë të befasishme duke bllokuar furgonin që drejtohej nga 36-vjeçari nga Tirana,  ku dyshohej se transportohej lënda narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyshemenë  e sediljes së shoferit, shërbimet e policisë gjetën një kuti , ku brenda saj kishte 4 kallëpe me lëndë narkotike kanabis sativa, të përpunuar në formën e çokollatës, me peshë rreth 1 kilogramë, të cilat u sekuestruan  në cilësinë e provës materiale.

Nga informacionet e grumbulluara më parë  dyshohet se ky shtetas duke u kamufluar si shofer për transport pasagjerësh, në linjën Tiranë -Klos -Tiranë, merrte lëndë narkotike  në Tiranë, kryesisht kanabis të përpunuar por edhe droga të forta në sasi të vogla me qëllim shitjen e saj dhe ua shiste personave të ndryshëm, ku shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët e Seksionit për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Dibër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Y.D., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Operacioni  vijon  për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë  veprimtari kriminale..

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion