FOTO/ Vetura përplaset ‘kokë më kokë’ me kamionin në Itali! Viktima dyshohet se është 33-vjeçari shqiptar

Aktualitet

FOTO/  Vetura përplaset ‘kokë më kokë’ me

Shoferi i një makine të vogël u dogj për vdekje në një aksident që ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit të djeshëm, në autostradën Porrettana Nord, në zonën e Marzabotto, në Bolonja Itali.

Mjeti “Volkswagen Lupo” i viktimës, që dyshohet se është një 33-vjeçar shqiptar, në emrin e të cilit ishte i regjistruar, me sa duket ndërsa po parakalonte, kur u përplas ballë për ballë me një kamion plehrash.

FOTO/  Vetura përplaset ‘kokë më kokë’ me

Më pas doli nga rruga dhe u përfshi nga flakët. Zjarrfikësit, paramedikët dhe karabinierët ndërhynë, por kur mbërritën shërbimet e emergjencës, burri ishte djegur për vdekje brenda automjetit.

FOTO/  Vetura përplaset ‘kokë më kokë’ me

“Viktima besohet të jetë një burrë 33-vjeçar shqiptar, banues në Marzabotto dhe pronar i regjistruar i makinës, por identifikimi zyrtar nuk ka qenë ende i mundur për shkak të gjendjes së trupit”, njoftoi policia italiane pas hetimeve paraprake.

Autostrada Porrettana ishte e mbyllur për trafikun për disa orë dhe u rihap vetëm pas hetimeve të kryera dhe ndërhyrjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion