Fortuna në komisariatin e Shkodrës, ish shefit të ndaluar iu vendos tritol në banesë

Aktualitet

Fortuna në komisariatin e Shkodrës, ish shefit të ndaluar iu

Trembëdhjetë punonjës policie në Shkodër janë shoqëruar dhe janë vënë nën hetim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Efektivët dyshohet kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve.

Pëllumb Shpatit, ish-shefit të seksionit të krimeve në policinë e Shkodrës i cili u la në arrest shtëpie nën akuzën e shpërdorimit të detyrës duke lejuar kultivimin e kanabisit, në janar të këtij viti i vendosën lëndë shpërthyese ‘tritol’ në banesë.

Ndërsa vetë familjarët e tij u shprehën se nuk Shpati nuk ka patur asnjë konflikt dhe se tritoli i është vendosur për shkak të detyrës së tij si shef i seksionit të krimeve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion