Forcohet SPAK-u, miratohen 2 kandidatura që i përmbushin kriteret për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Posaçme

Aktualitet

Forcohet SPAK-u, miratohen 2 kandidatura që i përmbushin kriteret

Më datë 19.05.2021, në faqen zyrtare të Këshillit të Lartë të Prokurorisë u shpall thirrja për fillimin e procedurave për plotësimin e 2 (dy) nga 5 (pesë) pozicionet e shtuara së fundmi në Prokurorinë e Posaçme, për të gjithë prokurorët që plotësojnë kriteret ligjore për këtë pozicion.

Në mbyllje të afatit, me datë 03.06.2021, mbas verifikimit, aplikuan vetëm 2 (dy) kandidatë për 2 (dy) vende vakante, z. Adnand Xholi dhe znj. Dorina Bejko.

Pas verifikimit nga Komisioni i Posaçëm, kandidatët të cilët plotësojnë kushtet ligjore, sipas rendit alfabetik, janë z. Adnand Xholi dhe znj. Dorina Bejko. Këshilli vendosi unanimisht miratimin e listës me dy emrat e sipërpërmendur që plotësojnë kriteret paraprake për kandidim si Prokurorë pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion