Flamengot dhurojnë spektakël në lagunën Divjakë - Karavasta, Rama publikon pamjet mahnitëse

Aktualitet

Flamengot dhurojnë spektakël në lagunën Divjakë -

“Një spektakël i biodiversitetit tonë ndërsa ky park kombëtar mbetet një nga strehat më të rëndësishme për shpendët ujorë në Mesdhe, ku çdo sezon sjell ngjyra në një ekuilibër natyror unik”, shkroi ai.

Flamingot janë shpendë migratorë që lëvizin drejt zonave më të ngrohta dhe kërkojnë ujëra të kripura e të cekëta, aty ku gjejnë ushqimin.

Në Shqipëri, përveç Karavastasë, ato shfaqen edhe në Lagunën e Nartës dhe në zonën e liqenit të Pogradecit.

Laguna e Karavastasë konsiderohet një nga zonat më të rëndësishme për shpendët shtegtarë dhe gjatë dimrit kthehet në strehë për mbi 20 mijë shpendë dimërues, duke e bërë një nga habitatet më të veçanta në vend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion