Faturat për energjinë elektrike/ FSHU njoftim me rëndësi

Aktualitet

Faturat për energjinë elektrike/ FSHU njoftim me rëndësi

Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU SH.A), shoqëria përgjegëse për arkëtimin e faturave të konsumit të energjisë elektrike njofton se e diela e fundit e çdo muaji do të jetë ditë pune, pra sportelet e Kujdesit ndaj Klientit dhe Arkat do të jenë të hapura për të gjithë abonentët.

Në njoftim theksohet se ky vendim i vjen në ndihmë klientëve që të përmbushin detyrimet e pagesës së faturës brenda afateve dhe të evitojnë sanksionet, si kamatëvonesa dhe ndërprerja e furnizimit me energji elektrike.

Duke patur parasysh se muaji shkurt ka 29 ditë u rikujtojmë abonentëve se sportelet ku paguhet fatura do të jenë të hapura gjatë pjesës së parë të ditës.

"Theksojmë se vonesa për likuidimin e detyrimeve deri në dy muaj shkakton ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, përveçse ngarkon abonentin me kamatvonesë.

FSHU, pjesë e grupit OSHEE Sh.A, është prezente në të gjithë vendin me 100 pika shërbimi, çdo ditë të javës, ora 08:00 – 20:00 (hënë-shtunë), si dhe të dielën e fundit të çdo muaji.

Në vijim do të gjeni hartën me qytetet dhe adresat e sporteleve që do të ofrojnë shërbim ditën e dielë, 25 shkurt, ora 08:00-16:00", thuhet në njoftim

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion