Djali që vrau babanë në Durrës: Nuk durohej, ja si e kryem krimin

Aktualitet

Djali që vrau babanë në Durrës: Nuk durohej, ja si e kryem

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja në Shënvlash të Durrësit, ku një 49-vjeçar është vrarë dhe groposur nga fëmijët e tij, të cilët më pas tentuan të fshihnin krimin. Hysen Meta, djalit 25 vjeçar i cili bashkë me të motrën, 19 vjeçe, vranë babanë, Pëllumb Meta, është shprehur në dëshminë e tij për policinë se i ati ishte bërë i padurueshëm.

Për të fshehur trupin dhe groposur në kasollen e lopës i ndihmoi vëllai i vogël.

Hysen Meta ka deklaruar se “planin për vrasjen e babait e bëmë së bashku me motrën sepse ai ishte bërë i padurueshëm në familje”.

“Për gjithçka në familje duhej të vendoste ai dhe të bëhej si thoshte ai. Ishte e pamundur që ta kundërshtoje. E fundit ishte vendimi për të fejuar motrën me një person që nuk e kishim idenë se kush ishte në kundërshtim me dëshirën e saj. Në këto kushte vendosëm ta vrisnim e të zhduknim gjurmët. Vendosëm ta vrisnim me pistoletën e tij. Kështu që në mëngjes bëmë planin për ta vrarë.

Pasdite babai ishte shtrirë në divan dhe po pushonte. Në dhomë me mua ishte edhe motra. I thashë babait çohu. Ai u çua në këmbë dhe pastaj unë e qëllova 4 herë me pistoletë. Më pas u morëm me zhdukjen e gjurmëve. E zhveshëm dhe e mbështollëm me plasmas. E transportuam te kasollja dhe aty e varrosëm.

Më vonë larguam dhe makinën. Shkuam me dy makina në sektorin Rinia. Unë me makinën e babait kurse vëllai me një makinë tjetër që ja morëm një shokut tonë të cilit i thamë se na duhej për nja një orë makina e tij. E lamë makinën e babait atje dhe u kthyem me makinën e shokut që e ngiste vëllai im. Pastaj me datën 13 unë u paraqita në polici dhe denoncova largimin e babait nga shtëpia”, është shprehur ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion