Çfarë ka mbetur nga zjarri në Mamurras, digjen sipërfaqe të shumta toke, banorët ngrenë dyshime

Aktualitet

Çfarë ka mbetur nga zjarri në Mamurras, digjen sipërfaqe

Çdo është është djegur nga flakët masive që përfshinë dje një zonë pyjore në lagjen “Demokracia” në Mamurras.

Në pamjet e siguruara duket se zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe toke duke djegur pisha dhe shkurre.

Prej mesditës së djeshme flakët në Mamurras u përhapën në dy vatra të cilat ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i cilësoi si mjaft kritike.

Përgjatë natës në ndihmë të forcave zjarrfikëse shkuan edhe forcat ushtarake të Zall Herrit.

Mëngjesin e sotëm kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara njoftoi se zjarri është vënë nën kontroll gjatë natës ndërsa i bëri apel autoriteteve të hetojnë për shkaqet e tij.

Banorët kanë deklaruar se zjarri dyshohet se është i qëllimshëm.

ME TE LEXUARAT