Gjermania nuk humb kohë, në shtator nis dozën e tretë përforcuese anti- Covid
Lajmifundit
/
2 Gusht 2021, 11:52
Bota

Qeveria gjermane nuk po humb kohë, ka nisur planifikimin e e aplikimit të dozës së tretë përforcuese anti- Covid-19. Mediat gjermane shkruajnë se ky plan mund të “vijë” në jetë më 1 shtator, dhe do të aplikohet për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë.
E gjithë kjo vjen pasi varianti “Delta” është përhapur në vend dhe shumë persona kanë ndërruar jetë, pavarësisht se janë vaksinuar me dy dozat.

Ditën e sotme pritet një takim mes ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn dhe 16 ministerave rajonalë, kur pritet përfundimi i planit.


