Erdogan krijon parti në Gjermani, fton myslimanët t’i bashkohen

Aktualitet

Erdogan krijon parti në Gjermani, fton myslimanët t’i bashkohen

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka hbitur me lëvizjen e radhës teksa ka krijuar një parti politike në Gjermani, e cila ka në thelb të programit të saj luftën kundër racizmit mysliman.

Partia është një degë e partisë AKP, që drejtohet nga lideri turk dhe synon të fitojë besimin e mbi 1.5 milionë turqve me të drejtë vote në Gjermani, por edhe shtetasve të tjerë më origjinë të huaj.

Partia e cila pritet të garojë në zgjedhjet europiane të qershorit, do të quhet 'Aleanca Demokratike për Diversitet dhe Zgjim' (DAVA) dhe është krijuar zyrtarisht më 7 janar.

Kjo parti pritet të drejtohet nga Teyfik Ozcan, i cili ka këmbëngulur se financat e partisë do të sigurohen të gjitha nga brenda vendit, në zbatim të plotë të ligjit elektoral, pasi në Gjermani është e paligjshme të marrësh fonde nga vendet e huaja.

DAVA, partia e re, ka shkaktuar reagime dhe shqetësime në Berlin. I pari që ka reaguar kundër është Cem Ozdemir, ministri gjerman i Bujqësisë, i cili ka prejardhje turke.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion