Humbi jetën për një video në “Tik Tok”, shokët e shqiptarit: Menduam se do ja dilte!

Aktualitet

Humbi jetën për një video në “Tik Tok”,

Një ngjarje tragjike u raportua pak më herët në Itali, ku 18-vjeçari shqiptar Lorenzo Pjetrushi, humbi jetën tragjikisht duke filmuar një video në “Tik Tok”.

I riu ndodhej në festën e ditëlindjes e një të afërmi të tij, kur vendosi të bënte trendin më të fundit si shumë të tjerë në këtë rrjet social, të bënte “serf” mbi kofanon e makinës.

Një akt i cili përfundoj me një tragjedi të vërtetë, pas një manovre të rrezikshme nga kushëriri i tij, 18 vjeçari ra në rrugë, ku nga forca e madhe e përplasjes mori dëmtime të rënda në kokë dhe pas 9 ditësh i shtruar në spital fatkeqësisht zemra e tij ndaloj.

Mediat vendase shkruajnë se shokët e Lorenzos qëndruan deri në momentet e fundit jashtë spitalit, duke shpresuar se ai do të bëhej mirë. Lajmi i vdekjes së tij i ka tronditur pa masë, përfshirë këtu dhe mësuesit e të riut.

“Ne besuam me zemër se ai do t’ia dilte. Lorenzo Pjetrushi ishte një djalë shumë i mirë, i integruar shumë mirë në klasë. Ai kishte ndjekur institucionin tonë Obici për pesë vite. Edhe disa muaj studime dhe do të kishte marrë diplomën e shkollës së mesme” ka thënë nëndrejtori i shkollës, Massimo Lunardelli.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion