Emri/ U kap me kanabis gati për shitje, përfundon në pranga 43-vjeçari në Kurbin

Aktualitet

Emri/ U kap me kanabis gati për shitje, përfundon në pranga

Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë pas kapjes së tij me dy qese që përmbanin lëndë narkotike kanabis, të cilat ai kishte për qëllim t’i shiste në doza.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Lezhë, realizuan kontrollin në banesën e shtetasit Rasim Sela falë informacionit të siguruar nga qytetarët. Gjatë këtij kontrolli, ata gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy qese plastike me lëndë narkotike kanabis.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, ai u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet e procedurës i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

 


 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion