EMRI/ U kap duke kultivuar kanabis, dënohet me burg shqiptari në Angli

Aktualitet

EMRI/ U kap duke kultivuar kanabis, dënohet me burg shqiptari në Angli

Një 22-vjeçar shqiptar është dënuar me burg pasi u kap duke kultivuar qindra bimë kanabisi në një banesë në Nottingham, ndërsa tentoi të arratisej duke kapërcyer gardhet e kopshtit gjatë një bastisjeje policore.

Sipas mediave të huaja, Redis Shahini u largua me vrap nga prona në Manesty Crescent, në zonën Clifton, kur oficerët ekzekutuan një urdhër kontrolli më 20 nëntor të vitit të kaluar. Ai u përpoq të shmangte arrestimin duke u ngjitur mbi gardhe dhe çati, por u ndoq nga oficerët dhe u arrestua në kopshtin e pasmë të një banese fqinje.

Gjatë kontrollit të pronës, policia zbuloi 263 bimë kanabisi të kultivuara në tre kate të ndërtesës. Vlera e tyre në tregun e paligjshëm u vlerësua deri në 200,000 paund.

Shahini, i cili rezulton pa vendbanim të përhershëm, u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të Klasit B. Ai gjithashtu pranoi se kishte hyrë me vetëdije në Mbretërinë e Bashkuar në kundërshtim me një urdhër dëbimi, pasi autoritetet zbuluan se ishte dëbuar nga vendi gjatë vitit 2024.

Në seancën e zhvilluar në Nottingham Crown Court, gjykata e dënoi me një total prej 22 muajsh burgim. Po ashtu, u bë e ditur se ai do të rekomandohet për dëbim nga Mbretëria e Bashkuar pas përfundimit të dënimit./ORA

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion