EMRI/ Sherri nisi për një vend parkimi, identifikohet autori i plagosjes në Durrës

Aktualitet

EMRI/ Sherri nisi për një vend parkimi, identifikohet autori i

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Hamallaj të Durrësit, ku një person u plagos me armë zjarri.

Mësohet se autori i dyshuar është identifikuar si Altin Lekegegaj, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet “Toyota Yaris”. Dyshohet se Lekegegaj dhe i plagosuri janë konfliktuar për një vend parkimi.

Ndërkohë janë vendosur disa postblloqe nga policia në disa zona dhe në autostradën Durrës – Tiranë. Të shtëna me armë zjarri në Hamallaj të Durrësit! Autori ia mbath nga vendngjarja

Njoftimi i policisë:

U konfliktuan për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri 28-vjeçarin, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 44-vjeçarin Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Rreth orës 16:40, në Hamallaj, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. L., 44 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Liridon Rata, 28 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën. Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, falë veprimeve të shpejta, kanë identifikuar autorin dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku dyshohet se mund të jetë fshehur 44-vjeçari. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion