Rrëzimi i punonjësit nga kati i dytë i godinës/ Arrestohet në Kakavijë ish-drejtori i Shërbimeve komunitare

Aktualitet

Rrëzimi i punonjësit nga kati i dytë i godinës/ Arrestohet

Adriatik Onja, ish-drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare, është ndaluar në pikën kufitare të Kakavijës pasi ishte shpallur në kërkim pasi një punonjës u rrëzua nga kati i dytë i një godine private gjatë kryerjes së punimeve.

Ndaj tij rëndon akuza ‘shpërdorim detyre’ ndërsa gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest në burg’.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. O., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Gjirokastrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ky shtetas u vetëdorëzua në PKK Kakavijë, në hyrje të RSh-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion