EMRI/ Përndiqte dhe kërcënonte një qytetar me profile false për t’i marrë para, policia kap 24-vjeçarin në Tiranë

Aktualitet

EMRI/ Përndiqte dhe kërcënonte një qytetar me profile false

Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se përndiqte dhe kërcënonte një shtetas përmes profileve të falsifikuara në rrjetet sociale, me qëllim për t’i marrë një shumë parash.

Policia e Tiranës njofton se operacioni i koduar “Accountet” u finalizua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë.

Në pranga u vu shtetasi Klevis Gega., 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili u kap në flagrancë në momentin kur po merrte shumën e parave.

Sipas hetimeve paraprake, i riu dyshohet se kishte krijuar dhe përdorur profile të falsifikuara në platformat virtuale për të përndjekur dhe kanosur shtetasin D. P., duke e shtrënguar atë që t’i jepte një shumë parash.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shumë parash dhe dy telefona celularë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rast dhe për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Përndjekja”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion