EMRI/ Në kërkim për ndikim të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, 32-vjeçari esktradohet nga Italia

Aktualitet

EMRI/ Në kërkim për ndikim të paligjshëm ndaj personave

Ekstradohet nga Italia Edison Cukaj (Gjoka). 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga GJKKO për veprën penale  “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

"Interpol Tirana Vijon bashkëpunimi me homologët për finalizimin e ekstradimeve të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kapur jashtë vendit. Ekstradohet nga Italia një shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Romës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit E. C., alias E. Gj, 32 vjeç. Shtetasi E. C., alias E. Gj, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në prill 2025, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në përfundim të procedurave në Komisariatin e Policisë Rinas, shtetasi E. C., alias E. Gj, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve", njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion