Emri/ Makinat përplasen "kokë më kokë" në Lushnje, humb jetën 28-vjeçari
Lajmifundit
/
12 Qershor 2023, 08:35
Aktualitet

Një aksident me vdekje është shënuar në Lushnje rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm . Ngjarja ndodhi rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz. Burime zyrtare nga polocia bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sherif Metushi, 28 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë 28-vjecari.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


