Fitorja e parë e ofensivës, Ukraina njofton rimarrjen e fshatit në rajonin e Doneskut

Bota
Fitorja e parë e ofensivës, Ukraina njofton rimarrjen e fshatit

Tri fshatra ukrainase jane cliruar nga forcat vendase ne kuader te kunderofensives se nisur ndaj forcave ruse.

Forcat tokësore të ushtrisë ukrainase kanë shpërndarë imazhe që tregojnë ushtarë në një ndërtesë të shkatërruar në Blagodatne, në rajonin e Doneskut, një fshat të cilin vendi pretendon se e ka rimarrë.

Përmes një deklarate të lëshuar nga ushtarët e brigadës së 68-të thuhet se kishin arritur të “çlironin vendbanimin Blagodatne”, ndërsa ushtarët mbanin në duar një flamur ukrainas.

Një tjetër zëdhënës ushtarak, Valeriy Shershen, tha në komentet televizive se fshati i rimarrë ndodhej në kufirin e rajonit të Doneskut dhe rajonit jugor të Zaporizhzhia, ku Moska ka raportuar sulme të rënda ukrainase gjatë javës së kaluar.

Ai tha se forcat e Ukrainës kapën disa trupa ruse dhe pro-ruse, duke shtuar se flamuri ukrainas u ngrit mbi Blagodatne.

Të shtunën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se një kundërofensivë kundër forcave ruse ishte duke u zhvilluar, por refuzoi të jepte ndonjë detaj.

Nga ana e tij Presidenti rus Vladimir Putin tha këtë javë se ofensiva e Kievit kishte filluar, por se do të dështojë shpejt.

ME TE LEXUARAT