DETAJE/ Një ditë pas dorëzimit të mandatit, Jurgis Çyrbja në SPAK, pritet t’i komunikohet akuza

Politikë

DETAJE/ Një ditë pas dorëzimit të mandatit, Jurgis

Pak orë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, SPAK ka thërritur sërish sërish Jurgis Çyrbjen.

Siç bëjnë me dije burime të gazetares së Top Channel Anila Hoxha, Çyrbja është njoftuar për t’u paraqitur këtë të premte në orën dhjetë. Nga informacionet, dyshohet se sot pritet t’i komunikohet akuza, ndërsa dyshohet se ka shpërdoruar detyrën si kur ishte drejtor i hipotekës Durrës.

Ai është parë të futet në ambientet e prokurorisë pak para orës dhjetë të paradites së sotme, teksa i buzëqeshur ka përshëndetur gazetarët duke u thënë: Mirëmëngjes, mirë jeni?

Deputeti Çyrbja, në paraqitjen e tij 72 orë më parë në SPAK, u pyet për gati 8 orë, por në dalje ai nuk pranoi që të flasë për gazetarët dhe të tregojë detaje.

ME TE LEXUARAT