Këngëtari i njohur u qëllua me armë në kokë, ndërron jetë një javë pas atentatit

Showbiz

Këngëtari i njohur u qëllua me armë në kokë,

Këngëtari i njohur El Taiger ka humbur jetën ditën e djeshme, pas një atentati një javë më parë.

Artisti kubanez, 37 vjeç mori një plumb në kokë më datë 10 tetor, ndërsa një javë më vonë ai ndërroi jetë pasi plagët e marra ishin të rënda. Lajmi për vdekjen e tij u konfirmua nga familja e tij përmes një postimi në rrjetin social Instagram. People shkruan se 37-vjeçari u sulmua teksa ishte në makinë. Menjëherë pas ngjarjes, ai u dërgua në spital ku iu nënshtrua një operacioni.

“Ndërsa ky lajm është tronditës, ne inkurajojmë fansat e El Taiger të nderojnë kujtimin e tij. Dëgjoni muzikën e tij dhe kërceni. El Taiger ishte ndjenja e njerëzve dhe tani ne duhet ta mbajmë gjallë atë ndjenjë përmes muzikës dhe trashëgimisë së tij.”

ME TE LEXUARAT