EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasje, arrestohet 58-vjeçari në Greqi

Një 58-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për një vrasje të ndodhur në vitin 1999 është arrestuar në Greqi. Ai është Albert Kapllanaj, 58 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e ka dënuar me 14 vjet burgim.
Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.
Njoftimi:
Në kuadër të operacionit të koduar “The ëanted”, u bë kapja në Greqi dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri i shtetasit Albert Kapllanaj, 58 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 27.06.2013, e ka dënuar me 14 vjet burgim, për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”. Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 6 vjet burgim.
Në vitin 1999, 58-vjeçari, gjatë një konflikti për motive, me 3 shtetas, ka qëlluar disa herë me armë zjarri drejt tyre. Nga të shtënat ka humbur jetën shtetasi A. F. dhe janë plagosur 2 familjarët e tij.


