Arti shqiptar në zi/ Shuhet aktori i njohur, figurë ikonike e teatrit dhe kinematografisë

Soft

Arti shqiptar në zi/ Shuhet aktori i njohur, figurë ikonike e teatrit

Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur Koço Qendro, një prej figurave më të spikatura të teatrit, estradës dhe kinematografisë shqiptare, e po ashtu një nga aktorët më jetëgjatë të kinematografisë shqiptare.

I lindur më 15 maj 1927 në Senicë të Delvinës, Koço Qendro e lidhi jetën dhe karrierën e tij me Korçën, qytet ku u bë një nga themeluesit dhe artistët më përfaqësues të teatrit dhe estradës profesioniste. Koço Qendro u kthye në një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar.

Roli i Harpagonit në komedinë “Kopraci” të Molierit mbetet një nga interpretimet më të spikatura në historinë e teatrit shqiptar. Ai e interpretoi këtë personazh në periudha të ndryshme të jetës, duke u rikthyer në skenë edhe në një moshë shumë të thyer dhe duke dëshmuar se pasioni për artin nuk njeh kufij.

Arti shqiptar në zi/ Shuhet aktori i njohur, figurë ikonike e teatrit

Në kinematografi, Koço Qendro la gjurmë me interpretimet në filma si “I teti në bronz”, “Përballimi”, “Agimet e stinës së madhe”, “Vendimi” dhe prodhime të tjera që mbeten pjesë e fondit të artë të filmit shqiptar.

Përveç aktrimit, ai dha një kontribut të çmuar në ruajtjen e historisë së teatrit korçar, duke dokumentuar kujtime, ngjarje dhe figura që kanë ndërtuar traditën e skenës shqiptare.

 

 

ME TE LEXUARAT