Emri i ish-deputetit të PD del në dosje, Balluku mesazh Berberit

Aktualitet
Emri i ish-deputetit të PD del në dosje, Balluku mesazh Berberit

Në duart e prokurorisë ndodhet dosja me përgjimet nga celulari i Ervis Berberit, ish drejtorit të ARRSH që komunikonte për tendera me zv.kryeministrin Belinda Balluku, aktualisht e pezulluar nga detyra nga SPAK.

Në një nga përgjimet që daton në tetor të 4 viteve më parë, Balluku i shkruan Berberit për një firmë konsulence “Civil Cons” për të cilën i thotë se është e Lefter Gështenjës, në atë kohë mbante mandatin e deputetit për Librazhit.

Megjithatë, në përgjime nuk identifikohet nëse kjo firmë ka pasur lidhje me tenderin, për ndërtimin e unazës së jashtme të Tiranës, Loti 4.

“Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin “WhatsApp”, shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forwarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Civil Cons”. Në orën 12:44, Evis Berberi: “?”. Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin “Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korab alikon. Jane supervizor tek porto romanо”. Në orën 12:45, Evis Berberi: “Po jane te Porto romano”. Në orën 12:45, Belinda Balluku: “Kte e ka Lefter Geshtenja, deputet I librazhdit I PD”. Në orën 12:46, Evis Berberi: “Ok”. Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin “Signal Private Messenger”, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin “Urgjente apo ne te ardhmen?”. Në orën 12:50, Belinda Balluku: “Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise”. Në orën 12:50, Evis Berberi: “Eshte e lehte”. 140. Me procesverbalin nr. 2, datë 06.10.2021 “Mbi vlerësimin e ofertave të paraqitura” të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave është përfunduar vlerësimi i ofertave të paraqitura në sistemin elektronik të APP-së në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”. me fond limit 2.096.958.794.70 lekë pa TVSH?”-thuhet ndër te tjera në dosje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion