Emri/ Detaje nga aksidenti në Fier, 63-vjeçari pësoi arrest kardiak ndërkohë që ndodhej në timon dhe vdiq brenda mjetit

Aktualitet

Emri/ Detaje nga aksidenti në Fier, 63-vjeçari pësoi arrest

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Kallm i Vogël.Viktimë ka mbetur 63-vjeçari Baftjar Buzi, i cili sipas të dhënave paraprake dyshohet se pësoi një arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit.

Si pasojë, ai humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në një kanal pranë rrugës. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

"Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në fshatin Kallm i Vogël, është gjetur nga familjarët në anë të rrugës i ndërruar jetë në automjet, shtetasi B. B., 60 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël.  Ky shtetas dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes", njofton policia.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT