Burrat diskutojnë për punë, bashkëshortet e Johnson dhe Biden relaksohen në bregdet

Bota

Burrat diskutojnë për punë, bashkëshortet e Johnson dhe

Teksa presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministri britanik, Boris Johnson u ulën për të diskutuar për çështje të rëndësishme në kuadër të Samitit të G7, bashkëshortet e tyre përfituan nga rasti për t’u relaksuar.

Jill Biden dhe Carrie Symond Wilfred u fotografuan duke bërë një shëtitje në breg të detit në Cornwall, bashkë me djalin e vogël të Boris Johnson.

Carrie ndau një fotografi në “Instagram”, ku shihej duke mbajtur djalin, ndërsa ecte përgjatë bregut me Jill Biden.

“E mrekullueshme të kalosh pasditen me Zonjën e Parë, Jill Biden në Gjirin Carbis. Ne madje zhytëm gishtërinjtë në ujë. Ishte bukur, por ftohtë!”, shkroi bashkëshortja e Boris Johnson.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion