Emri/ Bashkëpunoi me dy shtetas italianë për vjedhjen e dy automjeteve, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari shqiptar

Aktualitet

Emri/ Bashkëpunoi me dy shtetas italianë për vjedhjen e dy

Edvaldo Nanushi, 38 vjeç, i lindur në Manzë, Durrës, bashkëpunoi me 2 shtetas italianë, për të vjedhur nëpërmjet mashtrimit, 2 automjete tip “Audi Q7” të marra me qira, ekstradohet nga Italia.

Në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale "Mashtrimi", kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana

Bashkëpunoi me 2 shtetas italianë, për të vjedhur nëpërmjet mashtrimit, 2 automjete tip “Audi Q7” të marra me qira, ekstradohet nga Italia, 38-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Itali, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Edvaldo Nanushi, 38 vjeç, të lindur në Manzë, Durrës.

Në vitin 2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale "Mashtrimi", kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Edvaldo Nanushi, në vitin 2017, bashkëpunoi me shtetasit italianë, M. C. dhe N. B., për të mashtruar përfaqësuesit e një subjekti në fushën e dhënies së automjeteve me qira dhe për t’iu marrë 2 automjete tip “Audi Q7”, të cilat nuk i kthyen më.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion