Emri/ 18 vjeçari shqiptar aksidentohet rëndë me skuter, ndërron jetën në spital

Një 18 vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor Alessio Bariamcanaj banues në Piombino Dese, vdiq mëngjesin e së shtunës që lamë pas për shkak të pasojave të aksidentit tragjik që ndodhi një natë më herët.
Rreth orës 19:00 të premten, i riu po udhëtonte në bordin e skuterit të tij Yamaha kur për arsye ende të pa qarta, humbi kontrollin dhe u përplas fort përtokë.
Megjithëse u transportua me urgjencë për në spital në gjendje kritike, ai ndërroi jetë disa orë më vonë. I riu po ndiqte shkollën e mesme atje.
Varrimi pritet të bëhet të enjten pasi kanë mbërritur në Itali të afërmit e tij përfshirë gjyshërit siç shkruajnë mediat italiane.


