Elbasani “paralizohet” nga trafiku, rrugët e mbingarkuara për festat e fundvitit

Aktualitet

Elbasani “paralizohet” nga trafiku, rrugët e mbingarkuara

Qyteti i Elbasanit është paralizuar nga trafiku nga të gjitha hyrjet dhe daljet. Kolonat kilometrike shihen gjatë gjithë ditës, ndërsa në mbrëmje qarkullimi rëndohet  edhe me tepër në akset Tiranë-Elbasan, Cërrik-Elbasan dhe Librazhd- Elbasan.

Ardhja e emigrantëve për festa dhe lëvizjet e shumta sezonale e kanë kthyer qytetin në një nyje të vështirë për qarkullimin. Mungesa e bypass-it dhe e rrugëve dytësore për fshatrat përreth e komplikon më tej situatën.

Në unazën jugore të qytetit duhet të koordinohen qindra mjete nga fshatrat përreth, ato me destinacion Cërrikun dhe Gramshin, si dhe trafiku i rëndë në aksin Elbasan-Qafë Qanë, i cili lidh juglindjen me kryeqytetin, portin e Durrësit dhe pikat doganore të Qafë Thanës dhe Kapshticës.

Ekspertët paralajmërojnë se, nëse emigrantët do të ktheheshin njëkohësisht, rrugët ekzistuese do të bëheshin thuajse të pakalueshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion