Po përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez dhe rrezikuan mbytjen, Franca shpëton 157 emigrantë të paligjshëm

Bota

Po përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez dhe rrezikuan mbytjen, Franca

Autoritetet franceze shpëtuan 157 persona të enjten, të cilët po përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez dhe Detin e Veriut me varka të vogla për të arritur në Britaninë e Madhe, njoftuan sot mediat franceze.

Në orët e para të mëngjesit, autoritetet portuale u informuan për një grup të madh personash të mbledhur në një plazh pranë Visan, në bregdetin verior të Francës.

Sipas autoritetit detar Premar, tre persona u shpëtuan nga ekipet e emergjencës pasi zbritën vetë në Calais, rreth 20 kilometra larg vendit të nisjes.

Një tjetër tentativë për kalim, këtë herë nga plazhi i Portel, më në jug, kërkoi angazhimin e forcave të shumta të sigurisë. Tetë persona që ndodheshin në vështirësi u shpëtuan nga shërbimet zjarrfikëse ndërsa ishin ende në breg.

Pak më vonë, 70 persona që ndodheshin në të njëjtën varkë u shpëtuan dhe u kthyen në Calais.

Ndërkohë, një tjetër varkë u pikas në zonën Ecou, pranë Boulogne-sur-Mer. Me ndërhyrjen e autoriteteve portuale, 67 pasagjerët e saj u shpëtuan, ndërsa në dy varka të tjera më të vogla u nxorën në breg edhe nëntë emigrantë të tjerë.

Pas muajsh negociatash, Franca dhe Britania e Madhe arritën në prill një marrëveshje të re trevjeçare për të frenuar kalimet e paligjshme në Kanalin Anglez. Marrëveshja parashikon rritjen graduale të kontributit financiar të Londrës për përforcimin e masave të sigurisë.

Sipas një përllogaritjeje të AFP-së, bazuar në të dhënat zyrtare franceze dhe britanike, të paktën 29 emigrantë humbën jetën gjatë vitit 2025 në përpjekje për të kaluar Kanalin Anglez. Ndërkohë, që nga fillimi i këtij viti janë regjistruar të paktën tetë viktima.

ME TE LEXUARAT