Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare në bashkitë Devoll, Kolonjë, Malësi e Madhe dhe Patos

Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e zonave prioritare për zhvillim në bashkitë Devoll, Kolonjë, Malësi e Madhe dhe Patos.
VKM:
SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË DEVOLL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Devoll të zonave, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshatrat Miras, Vidohovë, Çetë, Qytezë, Sinicë, Arrëz, Nikolicë, Koshnicë, Sul, Ziçisht, Gjyres, Çipan, Përparimaj, Grapsh, Hoçisht, Grace, Baban, Stropan, Eçmenik, Bradvicë, Cangonj, Pilur, Bickë dhe Vranisht, pjesë të njësive administrative Miras, Hoçisht dhe Progër, Bashkia Devoll, Qarku Korçë, me sipërfaqe 15046 (pesëmbëdhjetë mijë e dyzet e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshatrat Shyec, Rakickë, Buzliqen dhe Tren, pjesë të njësive administrative Progër dhe Qendër Bilisht, Bashkia Devoll, Qarku Korçë, me sipërfaqe 2297 (dy mijë e dyqind e nëntëdhjetë e shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Devoll për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË KOLONJË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Kolonjë, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshatrat Pobickë dhe Radat, pjesë të njësisë administrative Qendër Leskovik, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, me sipërfaqe 180 (njëqind e tetëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshatrat Vrepckë dhe Radanj, pjesë të njësisë administrative Qendër Leskovik, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, me sipërfaqe 441 (katërqind e dyzet e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshatrat Gërmenj, Radanj dhe Shalës, pjesë të njësive administrative Qendër Leskovik dhe Barmash, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, me sipërfaqe 512 (pesëqind e dymbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç) Zona nr.4, fshatrat Barmash dhe Kamnik, pjesë të njësisë administrative Barmash, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, me sipërfaqe 371 (treqind e shtatëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
d) Zona nr.5, fshatrat Gjonç, Borovë, Taç Lartë, Taç Qëndër, Taç Poshtë, Rehovë, Starie, Selenicë, Psar dhe Kreshovë, pjesë të njësisë administrative Qendër Ersekë, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, me sipërfaqe 3 222 (tre mijë e dyqind e njëzet e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
dh) Zona nr.6, fshatrat Qinam, Mollas, Helmës, Shtikë dhe Pepellash, pjesë të njësisë administrative Mollas, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, me sipërfaqe 1 849 (një mijë e tetëqind e dyzet e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
e) Zona nr.7, fshatrat Qafzez, Boshanj, Psar i Zi, Selenicë e Pishës, Qytezë dhe Çlirim, pjesë të njësive administrative Mollas dhe Çlirim, Bashkia Kolonjë, Qarku Korçë, me sipërfaqe 3 330 (tre mijë e treqind e tridhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Kolonjë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË MALËSI E MADHE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshati Rapshë, pjesë e njësisë administrative Kastrat, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 2 659 (dy mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshati Brojë, pjesë e njësisë administrative Kelmend, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 4 026 (katër mijë e njëzet e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshati Kastrat, pjesë e njësisë administrative Kastrat, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 4 612 (katër mijë e gjashtëqind e dymbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç) Zona nr.4, fshati Bratosh, pjesë e njësisë administrative Kastrat, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 992 (nëntëqind e nëntëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
d) Zona nr.5, fshati Vrith, pjesë e njësisë administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 2 284 (dy mijë e dyqind e tetëdhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
dh) Zona nr.6, fshati Vajush, pjesë e njësisë administrative Gruemirë, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 1 181 (një mijë e njëqind e tetëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
e) Zona nr.7, fshati Reç, pjesë e njësisë administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 1 590 (një mijë e pesëqind e nëntëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ë) Zona nr.8, fshati Rrepisht, pjesë e njësisë administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 1 939 (një mijë e nëntëqind e tridhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
f) Zona nr.9, qyteti Koplik dhe fshatrat Kamicë-Flakë, Stërbeq, Jubicë, Kalldrun, Dobër, Ktosh, Gjormë, Omaraj, Grilë dhe Boriç i Madh, pjesë të njësive administrative Qendër, Koplik dhe Gruemirë, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 2 769 (dy mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
g) Zona nr.10, fshatrat Vermosh, Lëpushë, Vukël, Nikç dhe Bogë, pjesë të njësive administrative Kelmend dhe Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, me sipërfaqe 29 614 (njëzet e nëntë mijë e gjashtëqind e katërmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Malësi e Madhe për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË PATOS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” të disa zonave në territorin e Bashkisë Patos, si më poshtë vijon:
a) Zona nr.1, fshati Kuqar, pjesë e njësisë administrative Patos, Bashkia Patos, Qarku Fier, me sipërfaqe 413 (katërqind e trembëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
b) Zona nr.2, fshati Drenie, pjesë e njësisë administrative Ruzhdie, Bashkia Patos, Qarku Fier, me sipërfaqe 519 (pesëqind e nëntëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
c) Zona nr.3, fshati Gjynaqarë, pjesë e njësisë administrative Ruzhdie, Bashkia Patos, Qarku Fier, me sipërfaqe 506 (pesëqind e gjashtë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
ç) Zona nr.4, fshati Ruzhdie, pjesë e njësisë administrative Ruzhdie, Bashkia Patos, Qarku Fier, me sipërfaqe 619 (gjashtëqind e nëntëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH;
d) Zona nr.5, fshati Siqecë, pjesë e njësisë administrative Ruzhdie, Bashkia Patos, Qarku Fier, me sipërfaqe 751 (shtatëqind e pesëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH.
2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Llojet e aktiviteteve, që do të zhvillohen në këtë zonë, janë:
a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Patos për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA


